Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt janë në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK’në në zgjedhjet e jashtëzakonshme që i imponoi vendimi i gjykatës Kushtetuese për jokushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti.
Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se NISMA përveç me PDK’në ka edhe alternativa tjera.
Por sipas tij, ai personalisht do të preferonte që NISMA të garonte bashkë me PDK’në në zgjedhjet e ardhshme që priten të shpallen brenda pak ditësh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk mund ta përjashtoj. Por as nuk mund ta konfirmoj sonte. Ajo që unë mund të ju konfirmoj është se jemi në bisedime. Kemi qenë dhe jemi në bisedime, dhe ditëve në vijim do ta sqarojmë”, tha ai RTV Dukagjini.