Ekonomia Online
FUNDIT

Nisma: Këto janë fotot e Thaçit në fushatë për Kryetar të Drenasit

Nisma: Këto janë fotot e Thaçit në fushatë për Kryetar të Drenasit

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, i ka bërë publike disa fotografi ku shihen disa qytetarë të Drenasit së bashku me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin. Sipas tyre, Thaçi është duke i ftuar kryetarët e fshatrave, njerëz të biznesit, dhe qytetarë të thjeshtë të Komunës së Drenasit dhe është duke ushtruar presion mbi ta […]

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, i ka bërë publike disa fotografi ku shihen disa qytetarë të Drenasit së bashku me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Sipas tyre, Thaçi është duke i ftuar kryetarët e fshatrave, njerëz të biznesit, dhe qytetarë të thjeshtë të Komunës së Drenasit dhe është duke ushtruar presion mbi ta për ta votuar kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komunë.

Sipas Nismës, Thaçit nuk i kanë mjaftuar takimet në zyrën e tij në funksion të fushatës dhe ai ka filluar të zhvilloj takime me qytetarë nëpër Oda dhe Restorante të ndryshme në funksion të fushatës zgjedhore në Drenas.

Ata e kanë cilësuar këtë gjë si jashtë përgjegjësive të Presidentit dhe në kundërshtim dhe shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës.

Por sipas tyre, qytetarët tanimë kanë vendosur që ta ndryshojnë këtë mentalitet aspak të ndershëm të instaluar në Drenas nga PDK-ja.

Të ngjashme