Nisma: Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip u bë falë angazhimit të ministrit Bytyqi

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate përmes një video të postuar në Facebook, ka shkruar se Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip, u bë i zbatueshëm falë angazhimit të Ministrit të Arsimit, Shkëncës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqit.

Sipas kësaj partie fillimi i mandatit të tyre ata janë zotuar dhe angazhuar maksimalisht që Ligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/99, të miratohet në Kuvend.

Postimi i plotë dhe video:

Që nga dita kur kemi marrë përgjegjësinë për të drejtuar Ministrinë e Arsimit, jemi zotuar dhe angazhuar maksimalisht që Ligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/99, të miratohet në Kuvend.

Mësimdhënësit që parandaluan zhbërjen tonë kulturore dhe kryefamiljarët që lëshuan objektet për shtëpi-shkolla, do të mbeten përherë pjesë e historisë më të lavdishme të popullit shqiptar.

Ligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës

NE MBAJMË FJALËN!Që nga dita kur kemi marrë përgjegjësinë për të drejtuar Ministrinë e Arsimit, jemi zotuar dhe angazhuar maksimalisht që Ligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/99, të miratohet në Kuvend.Mësimdhënësit që parandaluan zhbërjen tonë kulturore dhe kryefamiljarët që lëshuan objektet për shtëpi-shkolla, do të mbeten përherë pjesë e historisë më të lavdishme të popullit shqiptar.

Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Sonntag, 4. August 2019
https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/videos/481988382577706/?v=481988382577706
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme