Nisma: Mërzituni për shtetin, jo për Ramushin

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 12:42 | Nga

Nisma për Kosovën ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Colmarit për vazhdimin e ndalimit të Haradinajt.

Kjo parti thotë se “kjo dramë që po ndodh me Ramushin është shpërfaqje e qartë se sa të papërfillshëm e kanë bërë shtetin tonë këta që janë duke e drejtuar”.

“Me arsyet për të cilat është ndaluar dhe po mbahet Ramushi, asnjë shtet normal dhe i dinjitetshëm nuk do të lejonte që ti ndodh kjo as edhe një qytetari të tij, e aq më pak një ish Kryeministri. Këta që sot po e drejtojnë shtetin tonë, ka vite që me entuziazëm kanë punuar në rrënimin e dinjitetit të shtetit. A nuk ishin po këta udhëheqës të shtetit tonë që pak ditë para se të ndalohej Ramushi, e akuzonin atë me po të njëjtat akuza me të cilat edhe është lëshuar fletarrestimi nga Serbia. Është koha për të folur hapur, mjaft më me hipokrizi! Të bashkohemi dhe ti kthejmë dinjitetin shtetit tonë. E gjithë e keqja që po na ndodhë është në Prishtinë, mos ta kërkojmë diku tjetër”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme