Kandidatët e Nisma për Kosovën nga Prizreni për zgjedhjet e 11 qershorit, Zafir Berisha, Albulena Balaj–Halimaj, Manuella Koni, , filluan fushatën elektorale pranë memorialit të Dëshmorëve dhe Komandantit Remzi Ademaj-Petriti.
Zafir Berisha, kandidati për deputet, tha se “në mënyrë simbolike nga ky memorial fillojmë fushatën elektorale për të treguar respektin për ata që u flijuan për shtetin e Kosovës”.