Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fehmi Hysenaj, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka folur për zhvillimet e fundit në arsim, në veçanti mësimin në distancë dhe gjithashtu hapat që së fundi ka marrë MASHTI rreth organizimit të testit të Maturës Shtetërore.
Hysenaj ka përmendur disa nga mangësitë e mësimit në distancë, si dhe ka publikuar planin e Nismës në lidhje me testin e maturës.
Ish-kryetari komisionit të maturës ka thënë që testi duhet të mbahet me 1 korrik dhe mos të jenë më shumë se 12 nxënës në klasa.
“Ne kemi vërejtur disa parregullsi që vazhdojnë ta dëmtoj mësimin. Mungesa e harmonizimit të materialeve ku janë lëshuar gabime të ndryshme, mungesa e një mekanizimi të mirëfilltë që të bëjë përcjelljen e nxënësve, ndër arsyet bazë që nuk ka shkuar ai duhet është metoda e përdorur për të transmetuar këto programe”.
“Maturantët nuk kanë qenë të informuar dhe për Nismën është e papranueshme ndryshimi i anëtarëve të komisionit të maturës dhe nuk është praktik e mirë që të ndryshohen anëtarët e tjerë pa kurrfarë vlerësimi”, tha ai.
“Sekretariati për Arsim që funksionon në kuadër të Nismës Socialdemokrate, gjatë kësaj kohe ka përcjellë dhe analizuar zhvillimet në arsim në kohën e pandemisë, konkretisht organizimi i procesit të mësimit në distancë në përgjithësi, e veçanërisht për nivelin fillor dhe të mesëm të ulët”, ka thënë Hysenaj në këtë konferencë shtypi.
Tutje, ai ka thënë se, në bazë të disa materialeve të cilat janë transmetuar në adresë të nxënësve përmes televizionit publik, kanë vërejtur disa parregullsi që vazhdojnë ta dëmtojnë gjithë procesin e mësimit në distancë (online).
Hysenaj ka përmendur disa nga të metat e mëposhtme që e kanë shoqëruar këtë proces;
· Mungesa e harmonizimit e këtyre materialeve me planprogramet mësimore
· Si pasojë e mungesës së mbikëqyrjes së duhur të këtyre materialeve, kohë pas kohë janë lëshuar edhe gabime
· Disa materiale që janë transmetuar kanë qenë jashtë përmbajtjes së teksteve shkollore
· Mungesa e transmetimit të materialeve për disa lëndë
· Mungesa e një mekanizmi të mirëfilltë për përcjelljen e progresit të nxënësve
· Udhëzuesi që është përgatitur nga MAShTI, nuk duhej të ishte aq i komplikuar, por sa më i thjeshtë dhe i lehtë për tu praktikuar, në mënyrë që të sigurohet arritja e kompetencave të nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulit të Kosovës.
Po ashtu, anëtari i kryesisë së Nismës, tha se ndër arsyet bazë që i gjithë ky proces nuk ka shkuar ashtu siç do donim, është edhe metoda e përdorur për të transmetuar këto materiale. Ai tha se, nxënësve u janë transmetuar materialet mësimore përmes metodave të pa papërshtatshme. P. Sh, filloristëve u janë transmetuar mësimet përmes formave që nuk përkojnë me moshën e tyre.
Sa i përket Maturës Shtetërore, Nisma Socialdemokrate e kupton shqetësimin e maturantëve dhe stresin që ata kanë në lidhje me këtë test që u mundëson regjistrimin në Institucionet e Arsimit të Lartë.
“Maturantët nuk kanë qenë aspak të informuar në lidhje me këtë proces. Për Nismën është i papranueshëm ndryshimi i anëtarëve profesionistë të Komisionit Shtetëror të Maturës, që ndodhi kohë më parë, sepse puna e atij komisioni ishte vlerësuar nga të gjithë akterët relevantë”, theksoi Hysenaj.
Ne si Nismë e mirëkuptojmë kërkesën që po bëhet përmes një peticioni online të maturantëve për anulim të testit të maturës për këtë vit, për shkak të pandemisë, mirëpo kjo është e pamundur të ndodh për shkak të kufizimeve dhe obligimeve ligjore që kemi si shtet.
Në fund të kësaj konference, ai ka paraqitur edhe disa propozime konkrete që lidhen me Maturën Shtetërore;
1. Testi i maturës shtetërore të mbahet më 1 korrik 2020, nëse situata me pandeminë nuk përkeqësohet.
2. Qendrat e testimit të kenë më së shumti 80-100 nxënës
3. Në një klasë mos të ketë më shumë se 12 nxënës dhe t’i kenë të gjithë pajisjet mbrojtëse dhe të kenë distancë mes vete konform sugjerimeve të IKSHP
4. 15 ditë para testit, maturantët për efekt psikologjik dhe social t’i vizitojnë shkollat dhe të obligohen mësimdhënësit që te ofrojnë programe mbështetëse mësimi enkas për maturën.
5. Në televizionin publik të transmetohen orë mësimi për mature shtetërore duke filluar nga java e fundi e majit dhe të zgjedhën profesorët më eminentë, ky mësim do të mjaftonte për lëndët obligative sipas ligjit: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze dhe Matematikë
6. Testi të ketë së paku 120 kërkesa.