Udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u takuan në Tiranë të
marten me dt. 21.12.2021 për të diskutuar dhe rënë dakord për çuarjen më tej të
nismës së tyre për Ballkanin e Hapur për të promovuar lidhjet politike dhe ekonomike.
Kryeministri shqiptar Edi Rama priti takimin dyditor në kryeqytetin shqiptar me
presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran
Zaev.
Ministrat e tyre shoqërues nënshkruan marrëveshje për tregun e punës, identifikimin
elektronik, bashkëpunimin agro-veterinar dhe heqjen e barrierave jotarifore për bizneset
nga të cilat “dhjetëra mijëra njerëz do të përfitojnë drejtpërdrejt shumë shpejt”, sipas
Ramës.
Sipas mbështeteseve të nismës rajonale Samiti i Open Balkan është pjesë e
bashkëpunimit të Procesit të Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe Franca për të
promovuar zhvillimin e saj rajonal.
Tre vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme në rrugën e anëtarësimit
në BE. Ndërsa Serbia ka nisur negociatat e anëtarësimit të plotë, Shqipëria dhe
Maqedonia e Veriut kanë përmbushur të dyja kriteret për fillimin e negociatave të
anëtarësimit, por anëtari i BE-së, Bullgaria kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë së
Veriut, duke përmendur një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë dhe identitetin
kombëtar.
Meqenëse ofertat e të dy vendeve janë të lidhura dhe nisja e bisedimeve të pranimit
kërkon miratimin unanim nga të 27 vendet e BE-së, vetoja e ka penguar gjithashtu
Shqipërinë të ecë përpara.
“Kur BE-ja dështon të na ftojë ne jemi të obliguar të ndërmarrim iniciativa të
vazhdueshme për evropianizimin e rajonit tonë dhe për të sjellë një jetë më të mirë për
qytetarët tanë”, tha Zaev.
Tre vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi – nuk i janë
bashkuar nismës për Ballkanin e Hapur.
Para së gjithash duhet kuptuar se Nisma “Open Balkans”, nuk është nismë e 6 vendeve
të Ballkanit Perëndimor. Është nismë e 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor. 3 vende të
tjera kanë refuzuar të jenë pjesë e iniciativës (Bosnja H, Kosova dhe Mali i Zi).
Duhet theksuar ma tej se nisma në fjalë nuk sjell asnjë vlerë të shtuar në Ballkanin
Perëndimor, përveç se krijon mekanizëm paralel me Procesin e Berlinit, por duke
përjashtuar aleatë perëndimor nga rajonit i Ballkanit e duke krijuar kështu hapësirë
politike dhe ekonomike që dominohet nga aktorë anti-perëndimorë.
Në këtë kontekst, ka së paku katër dallime thelbësore në mes iniciativës së BE-së për
“Tregun e Përbashkët Rajonal”, në kuadër të procesit të Berlinit, dhe idesë së Rama-
Vuçiq-Zaev për “Mini-Shengenin/Open Balkans”. E para vendos në lidership
Gjermaninë, e dyta vendos Serbinë. E para përfshin të gjitha shtetet mike të Kosovës
dhe zvogëlon rolin e Serbisë, e dyta i përjashton të gjitha shtetet mike të Kosovës dhe
rrit rolin e Serbisë.
Procesi i Berlinit ka synim integrimin në BE, open Ballkan ka synim konsolidimin e
ndikimit të Serbisë në Ballkan. E para ka në dispozicion 9 miliardë EURO grante, me
gjenerim e 20 miliardë EURO shtesë hua, e dyta ka 0 EURO ne dispozicion.
Në këtë drejtim, konsideroj se çfarëdo kritikë që mund të kemi për BE-në duhet
adresuar me maturi dhe përmes dialogut të sinqertë dhe mirëkuptues me BE-në, dhe në
asnjë formë duke krijuar mekanizma paralelë që sabotojnë orientimin perëndimor të
rajonit. Kosova ka vepruar drejt se para një iniciative të udhëhequr nga Vuçiqi dhe
Serbia, i ka besuar iniciativës së udhëhequr nga Gjermania dhe BE-ja, për faktin se
nisma open Ballkan nuk ka ndodhur si rezualtat i nevojës për bashkëpunim rajonal midis
vendeve të Ballkanit Perëndimor, por, si dështim i BE-së për të futur në gjirin e vet 6
shtetet e Ballkanit Perëndimor, eksluzivisht pas daljes së Britanisë së Madhe nga
Bashkimi Evropian përmes procesit të ashtu qujtur BREXIT, ku edhe vet BE-ja ndodhet
në krizë të brendshme të ekzistences së saj, dhe tani për tani në një periudhë
afatshkurter, as që mundet të parashihet zgjerimi i saj drejtë Ballkanit Perëndimor.
Kosova, nuk mund të marri pjesë në një nismë rajonale të tipit Open Ballkan përderisa
nuk e ka të zgjidhur çështjen e njohjes shtetrore nga Serbia, apo së paku nuk është
anëtarsuar në Organizaten e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Shkruar, nga Arbnor Sadiku.