Nisma thotë se PDK po bën presion që të votohet nga disa herë

Drenas | 18 Dhj 2016 | 17:13 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku ka hedhur akuza në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës për shkelje gjatë procesit zgjedhor.

Mehdi Thaçi, shef i shtabit të Nismës, ka lexuar një deklaratë, ku akuzohet PDK-ja se “po bën presion në qytetarët, madje edhe në mënyrë të dhunshme” që të votojnë nga dy e më shumë herë.

Thaçi nuk ka ofruar fotografi ose dëshmi të tjera që vërtetojnë këto pretendime, por ka ftuar organet kompetente të merren me këto raste. “Kërkoj nga të gjitha organizatat dhe nga Prokuroria që ta monitorojë procesin e zgjedhjeve në Tërstenik, Gllanasellë, Nekofc dhe Dobroshevc”.

Sipas tij, në qendrën e votimit në Tërstenik ka tentime për të votuar më shumë se një herë. “Madje këto tentime janë të dhunshme”, tha Thaçi.

“Në bazë të informacioneve tona, në fshatin Gllanasellë po bëhet fjalë për një votim kolektiv në orët e vona. Në bazë të informacioneve që kemi atje janë duke u lejuar të votojmë më shumë se një herë”.

Por, mediet dhe vëzhguesit e tjerë nuk i kanë vërejtur këto parregullsi.

Ndërsa nga qytetarët, Nisma ka kërkuar që të shfrytëzojnë dy orët e mbetura deri në mbyllje të vendvotimeve të dalin sa më shumë dhe të kryejnë obligimin qytetar.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/pdk-procesi-zgjedhor-po-shkon-ne-rregull-nisma-po-ben-presion/

Të ngjashme