Nisma Socialdemokrate ka numrin më të madh të kandidatëve për deputet, që s’mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gazeta Blic mëson se KGJK ka verifikuar se 12 kandidatë të Nismës Socialdemokrate kanë aktgjykime dënuese të formës së prerë.
Merret vesh se edhe kandidati për deputet, Endrit Shala nuk mund të kandidoj.
Ndërkohë, nga VV janë 5 kandidatë që s’mund të garojnë më 14 shkurt, nga LDK një, nga PDK një dhe nga AAK tre.