Nitaj: Krerët e shtetit shprehën ngushëllime për vrasjen në Pejë, por jo edhe për viktimat nga Covid-19

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Muharrem Nitaj nga AAK, tha se krerët e vendit nuk po shprehin ngushëllime për viktimat nga Covid-19, ashtu sic po shprehin ngushëllime për vdekjet nga incidentet tjera.

Postimi i tij i plotë:

Një incident tragjik në Pejë përfundoi me dy viktima.

Nuk la njeri pa reaguar, sepse rasti ishte I rëndë. Reagoi edhe Presidentja edhe Kryeministri edhe I pari e i fundit.

Ani mirë kanë bërë.

Është njerëzore të reagosh edhe të ngushëllosh.

Po si erdhi puna që më nuk reagon njeri për tragjedi shumëfish më të mëdha. Pse askush nga këto “kokat e mëdha” nuk flet, kur brenda ditës, dhe pa fajin e tyre, vdesin 20/25/28/36….në ditë, që bëjnë qindra për pak ditë!

Këta nuk kanë folur, apo nuk mbahet mend…

A dmth kjo së ne jemi mësuar të jetojmë me vdekjen. Atë e marrim si të natyrshme, edhe kur na vjen nga robi e jo nga zoti. Apo për një gjë që nuk flet, nuk reagon e nuk ngushëllon, kujton se ajo nuk egzsiton!!!

Ju edhe mund të kujtoni, por ne po pakësohemi përditë e vendi po mbushet me varre!

Të ngjashme