Nitaj: Thaçi t’i përmirësojë deklaratat e tij, jo Haradinaj

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërnë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi në drejtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Derisa Thaçi ka kërkuar nga Haradinaj të përmirësojë deklarimet lidhur me korrigjimin e kufijve, Deputeti Nitaj në një prononcim për klankosova.tv, ka thënë se është vet presidenti ai që duhet korrigjuar deklarimet:

”Nëse në Kosovë ka një njeri që duhet t’i përmisojë deklaratat e tij për kufijtë, ai është vet presidenti Thaçi”, ka deklaruar ai përmes telefonit.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj t’i permisojë deklaratat e tij lidhur me korrigjimin e kufijeve, përndryshe shumë shpejt mund të ndërrohet pasi sipas tij Haradinaj po ndihet komod në karrigen e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme