Niveli i ujit që përfshiu Venedikun ka arritur deri në një metër e gjysmë

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Venediku i Italisë është përfshirë nga vërshimet e dyta masive gjatë kësaj jave, derisa niveli i ujit që e përfshiu qytetin historik ka arritur deri në një metër e gjysmë.

Kryetari Luigi Brugranore ka thënë se qyteti është “shkatërruar”, ndërsa dëmet llogariten të jenë deri në një miliard euro, që nuk mund të riparohen për një kohë të gjatë.

Sheshi i Shën Markun është ndaluar për vizitorë, të cilëve iu është kërkuar të shmangin zonat e përmbytura, për shkak se mund të përfundojnë nëpër hapësira të thella.

Për pasojë të këtyre vërshimeve, që konsiderohet të jenë ndër më të mëdhatë deri më tani, rreth 70 për qind e qytetit është nën ujë.

Megjithatë, turistët nuk po mungojnë, pasi shumë prej tyre po sfidojnë rrugët e përmbytura që të shikojnë se si duket ky qytet kur është i përmbytur nga uji. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme