Një 14 vjeçare sulmohet seksualisht në objektin e shkollës fillore

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Babai i një 14-vjeçareje në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person i ka sulmuar seksualisht vajzën e tij të mitur derisa ishte në objektin e shkollës fillore.

Përmes raportit 24 orësh, Polica ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në objektin e shkollës fillore, i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij viktimën femër K/Shqiptare e lindur në vitin 2005. I dyshuari është arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme