Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, një i burgosur 31-vjeçar ka vdekur papritmas.
Përmes një njoftimi për media, SHKK njofton se M. K. sot i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Pejë, por pavarësisht përpjekjeve për reanimacion, nuk kanë arritur që ta shpëtojnë.
“I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmurë. Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjedja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit, duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”.
“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.
Sinjali raporton se Meriton Kokaj ishte nën hetime për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi që në datën 12 prill, kishte përfunduar në stacion policor si i dyshuar për sulm fizik ndaj nënës së tij.