Një adoleshente u gjet në det pas 22 ditësh qëndrimi në anije

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Një 17-vjeçare nga Bregu i Fildishtë ka treguar historinë e saj të pabesueshme të shpëtimit pasi kaloi tre javë në det.

Nga 59 pasagjerë sa ishin në atë anije, vetëm tre mbijetuan, përfshirë këtu Aichan. Dhe kjo shihet si tragjedia më e madhe e njohur që përfshin anije emigrantësh në Ishujt Kanarie, raporton BBC.

Aicha u largua nga qyteti i saj i lindjes në nëntor dhe udhëtoi me anije për në Mauritania. Vetëm motra e saj e madhe i dinte planet e saj për të bërë një udhëtim të rrezikshëm.

Ajo u shpëtua nga një anëtar i ekuipazhit të Forcës Ajrore Spanjolle.

Të ngjashme