Një aeroplan luftarak në Francë zhduket nga radari

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

jë aeroplan luftarak francez i tipit “Mirage 2000-D” është zhdukur nga radari ajror në një rajon malor në lindje të Francës, duke ngjallur dyshime se është rrëzuar. Zyrtarët francezë kanë njoftuar se aeroplani është zhdukur nga radari rreth orës 11.

Ai ishte ngritur në ajër nga baza “Nancy-Ochey”, ndërsa në të ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit. Zyrtarët kanë thënë se ushtarët nuk kanë kontaktuar me bazën ajrore, prandaj autoritetet e kanë nisur një operacion kërkimi.

Aeroplani është zhdukur afër kufirit me Zvicrën. Gazeta “L’est Republican” ka raportuar se në këtë zonë janë gjetur mbetje të aeroplanit, përfshirë një parashutë dhe një hartë. Gazeta e ka cituar një banor që ka thënë se e ka dëgjuar një shpërthim herët në mëngjes, duke besuar se ka qenë zhurmë e një aeroplani supersonik.

Në këtë rajon ka pasur reshje të dendura të borës dhe dukshmëria është e kufizuar. Këto kushte atmosferike po e vështirësojnë operacionin e kërkimit. Raportohet se aeroplani nuk ka qenë i pajisur me raketa gjatë fluturimit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme