Mesnatën e së enjtes, rreth orës 03:00, ka ndodhur një vjedhje në rrugën “Idriz Gjilani” në lagjen Dardania, në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka hasur në personin e dyshuar i cili është futur në automjetin Golf V ngjyrë e zezë, dhe në ikje e sipër nga vendi i ngjarjes i njëjti me automjetin në fjalë ka goditur tre zyrtarët policor që kanë qenë në vendngjarje duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Zyrtarët policor kanë shtënë me armë zjarri me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme.
Me këtë rast i dyshuari 28 vjeçar A. Sogojeva, ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore në QKUK, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.
Zyrtarët policor të lënduar në këtë rast, kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.
Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit
policor prej 48 orësh.