Një arsye tjetër pse është më mirë të lindni fëmijë kur jeni më “e pjekur”

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët të cilët lindin nga nënat më të vjetra kanë tendenca të jenë më të gjatë, më të shëndetshëm dhe më të edukuar sesa vëllezërit apo motrat të cilët kanë lindur para tyre.

Këto janë zbulimet e studimit të ri nga Mikko Myrkyla dhe Kieron Barclay, të cilat janë publikuar në “Population and Development Review”.

Barclay dhe Myryskyla kishin vëzhguar të dhënat e më shumë se 1.5 milionë meshkujve suedezë dhe grave të lindura mes viteve 1960 dhe 1991 dhe i kishin ekzaminuar lidhjet mes moshës së nënës në kohën e lindjes dhe gjatësinë, shëndetin si dhe suksesin e arritur nga fëmijët e saj.

Ata kanë zbuluar se pasi që vitet po shënojnë progres, njerëzit po bëhen më të shëndetshëm dhe mundësitë e edukimit po përmirësohen – prandaj, sipas tyre, ja vlen të lindni më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme