Artistja shqiptare, Aurela Gaçe së fundmi ishte pjesë e një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo aty foli për jetën personale dhe atë profesionale, shkruan lajmi.net
Ndër tjerash Aurela edhe i “thumboi” këngëtaret e reja duke thënë që ato nuk këndojnë por fokusohen me shumë tek kërcimet erotike.
“Një brez që vetëm bën twerk dhe mirë e bëjnë që e dredhin, por janë dhe playblack. Nuk jam kundër por edhe të këndojë. Meqë nuk bëj dot twërk…unë bëj pompa. E bëj për të treguar forcën e gruas dhe të një njeriu që po të dojë gjithçka e bën. Nuk është e lehtë edhe të hidhesh. Edhe Tina Turner hidhej, po… Nëse donin të kopjoni, kopjoni si duhet.” tha Aurela duke shtuar se nuk ka asgjë kundër.