Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Fushë-Kosovë tre persona të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të tre këta janë nga Shqipëria, derisa, e kanë penguar policinë në zbatim të vendimit për pandeminë.
Si pasojë të dy policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 20.08.2020-22:45. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra që të tre shtetas të Shqipërisë, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare – zbatim të vendimit të Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Poashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të dyshuarat femra janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.