Një burrë tenton ta vjedhë arkivolin e Mbretëreshës (Video)

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një burrë që tentoi të rrëmbejë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeta II.

Oficerët e ulën burrin përtokë gjatë incidentit, i cili ndodhi rreth orës 22:00 në Westminster Hall të premten.

Besohet se burri shtyu nëpër një radhë, mes tyre edhe një vajzë shtatëvjeçare, nxitoi deri te arkivoli dhe u përpoq të ngrinte arkivolin mbretëror. Më pas mendohet se ai ka vënë duart në arkivolin e Mbretëreshës.

Mbretëresha është në Westminster Hall që nga e mërkura, kur arkivoli i saj u soll nga Pallati Buckingham në vendin historik për të lejuar njerëzit të vijnë dhe të bëjnë nderimet e tyre, shkruan Dailymail.

Qindra persona mendohet se kanë bërë nderime, pavarësisht që kanë pritur deri në 24 orë.

Por disa mbetën dukshëm të tronditur gjatë incidentit të së premtes mbrëma – që ndodhi vetëm disa orë pasi Mbreti Charles dhe familja e tij mbajtën një vigjilje për nder të Mbretëreshës.

Krahas vëllezërve dhe motrave Anne, Andreë dhe Edëard, monarku i sapokurorëzuar qëndronte pranë arkivolit të nënës së tij.

Mbrëmë, një dëshmitar që pa incidentin i tha MailOnline se si një grua ‘bërtiti’ kur pa burrin duke vrapuar drejt arkivolit.

Të ngjashme