Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore viziton Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 10:43 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore, ka vizituar Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka qenë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Gjatë takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje ndërsa pas takimit do të ketë konferencë për medie.

Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, është kryesuar nga Fadil Zendeli, kryetari i Komisionit.

Temë bosht e takimeve ishin çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura.

Të ngjashme