Dita e nesërme është një ndër ditët më të rëndësishme në gjithë vendin.
Pikërisht me 14 dhjetor, ditë e premte, Kosova do të bëhet me ushtri.
Pas shumë vitesh sakrificë nga shumë shqiptarë, më në fund Forca e Sigurisë së Kosovës po shndërrohet në Forcën e Armatosur të Kosovës.
Sot, pjesëtarët e kësaj force janë duke bërë përgatitjet e fundit para formimit të ushtrisë.
Eksorta e FSK-së
Një video dërguar në Indeksonline nga lexuesi F.Nimoni, tregon lëvizjen e eskortës pikërisht në mbikalimin e urës së Komoranit, ku pjesëtarët e FSK-së mbanin drejtimin për në Prishtinë.
Ndryshe nesër nga ora 10:00 nis edhe seanca e Parlamentit të Kosovës, ku do të shqyrtohen tri projektligjet e FSK-së.
Në rendin e ditës do të jenë:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës