Vjosa Osmani ka njoftuar aderimin e Albulena Bilallit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi, Osmani ka deklaruar se Bilalli po sjell me vete një rrugëtim të veçantë mes akademisë, artit dhe shkencës.
Bilalli, doktoreshë e shkencës, është e vlerësuar me gradën më të lartë akademike “Summa Cum Laude”.
“Gjatë vitit të fundit, Dr. Bilalli është angazhuar në hulumtime pranë Trepçës, me përkrahjen e tyre, në projekte me potencial shkencor, industrial dhe kulturor për Kosovën. Paralelisht, ajo ka kontribuar në iniciativa që lidhen me standardizimin dhe modernizimin e laboratorëve të Trepçës, duke ngritur vazhdimisht nevojën për standarde dhe matje të sakta në industrinë minerare” shkroi Osmani.