1 milion dozat e vaksinës kineze Sinovac do t’i kushtojnë 10 milionë dollarë buxhetit të Shqipërisë. Shqipëria ka arritur të sigurojë vlerën e 1 doze për 10 Dollarë.
Fatura për të paguar kompaninë turke Keymen Ilaç Sanayi do të përballohet me fondet rezervë të buxhetit të shtetit, ndërsa situata emergjente për blerjen e tyre ka detyruar që qeveria të ndryshojë për herë të dytë brenda 3 muajve të këtij viti buxhetin e shtetit duke miratuar akt normativ.
Në total shpenzimet janë shtuar me 34 milionë dollarë, ku 10 milionë dollarë do të shkojnë për pagesën e vaksinave Sinovax dhe 24 milionë të tjera do t’i shtohen fondit për investime publike.
Të gjithë këto shpenzime do të përballohen nga rritja e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar, ku plani është ambicioz për të mbledhur edhe 34 milion dollarë më shumë se parashikimi që Këshilli i Ministrave miratoi me aktin e parë normative në Shkurt.
Në 5 shkurt ministria e Financave shtoi me 85 milion dollarë të tjera ambicien për mbledhjen e TVSH-së, ndërsa sipas treguesve fiskalë kjo taksë nuk është realizuar sipas pritshmërive në këtë periudhë, duke rrezikuar rritjen e nivelit të borxhit publik.