Një fabrikë e prodhimit të ujit kyçet ilegalisht në ujësjellësin e Pejës

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Një fabrikë për prodhimin e ujit në rajonin e Pejës është zbuluar se ka pasë dy kyçje ilegale në ujësjellësin e Pejës.

“Në një aksion gjithëpërfshirës në tërë zonën e mbulueshmërisë, e me efekt mos keqpërdorimin e ujit, Inspektorët rajonal të KRU ‘Hidrodrini’, në kontroll dhe verifikim kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një Fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e komunës së Pejës. Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32”, ka njoftuar Hidrodrini.

Nga këto lidhje ilegale, ujësjellësi i Pejës tha se është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes.

Pas verifikimeve dhe fakteve nga ana e kompanisë, rasti është proceduar në Prokurori.

Të ngjashme