Një femër në Mitrovicë tentoi të vetëvritet me medikamente, Policia jep detaje

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vetëvrasje raportohet të ketë ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës.

Një femër dyshohet se ka dashur të vrasë veten, duke përdorur një sasi të konsiderueshme të barnave.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.

“Është raportuar se si pasojë e përdorimit të tepërt të  medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policorë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale – vetëvrasje në tentativë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “2 Korriku”.

Të ngjashme