Komuna e Gjakovës njofton se një grup nxënësish nga kjo komunë, në mënyrë të organizuar kanë qëndruar për skijim njē ditor në Brezovicë.
Gjatë kthimit për shkak të reshurave të borës autobusët me të cilët udhëtonin nxënësit janë bllokuar.
Kryetari Ardian Gjini është në Shtërpcë dhe i lut të gjithë prindërit të lajmërohen në polici në Gjakovë nëse eventualisht kanë humbur kontakt me fëmijët apo për çfarëdo brenge tjetër.
Deri në këtë orë janë nisur të gjithë autobusët e edhe fëmijët që kanë qenë të strehuar në stacion dhe QMF në Shtërpcë.
“Kryetari i ka vizituar dhe të gjithë janë mirë. Një fëmijë raportohet se është lënduar dhe ka marrur trajtim, por pa rreziqe tjera për të”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.
Ndërkohë një autobus i FSK është nisur për në Prevallë për t’i marrur fëmijët që kanë arritur atje!