Një aksident ka ndodhur afër Gërmisë, më saktësisht te shkolla normale “Gjin Gazulli”.
Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, e ka konfirmuar lajmin për Koha.net dhe ka thënë se nga ky aksident është lënduar një grua 52 vjeçare.
“Aksidentin e ka shkaktuar një veturë Golf 5. Dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin në veturë, ka goditur gruan e më pas edhe tri vetura tjera. Gruaja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa dëme materiale kanë marrë edhe tri veturat e përfshira”, tha ai për Koha.net.
Ndërkaq, lajmin e ka konfirmuar për KTV-në edhe dr. Agron Çitaku, mjeku kujdestar në Emergjencë, i cili ka thënë se gruaja është duke u trajtuar aty.