Një grua i shkon një burri në shtëpi, e rrah dhe e kërcënon

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Të dielën një person në Prizren ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar në shtëpinë e tij nga një grua.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme