Një grua në Gjilan e mashtroi postierin, s’ia pagoi dërgesën në vlerë prej 2650 euro

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Gjilan pasi ka porositur një dërgesë në vlerë prej 2650 eurosh dhe nuk ia ka dhënë paratë punëtorit të postës.

Ajo e ka mashtruar duke i thënë se po shkon për t’i marrë paratë që ta kryejë pagesën, ndërsa është larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, ka pranuar informatën nga punëtori i një poste se me datë 18.09.2021, se ka pasur një dërgesë për ta sjellë në Gjilan në vlerë prej 2650 Euro një gruaje me iniciale M. H. (emër i rrejshëm).

E dyshuara e kishte marrë porosinë dhe kishte deklaruar se po shkon për t’i marrë paratë dhe për t’ia sjellë punonjësit të postës , por ajo është larguar në drejtim të panjohur duke e mashtruar atë.

Pas një pune intensive të njësive hetimore të Policisë në këtë rajon sot me 09.12.2021 është arritur që e dyshuara me iniciale L. S. të identifikohet dhe arrestohet. Në prezencë të avokatit mbrojtës, ajo e ka pranuar se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, e dyshuara ndalohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore.

Të ngjashme