Një grua në Spanjë vdes nga hemorragjia në tru pasi mori vaksinën e AstraZenecas

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Spanjë janë duke bërë një hetim pasi një grua ka vdekur nga hemorragjia në tru pasi ka marrë vaksinën e AstraZenecas.

43-vjeçarja, mësuese e matematikës ishte vaksinuar më 3 mars por disa orë më vonë kishte filluar të ndjehej e sëmurë dhe ishte shkuar në spital.

Ajo ishte ankuar nga dhimbja e kokës, por doktorët këtë e kishin arsyetuar me efektet anësore të vaksinës, raporton gazeta spanjolle, Diario Sur.

Gruaja u kthye në spital në Spanjë më 13 mars por specialistët nuk kishin gjetur ndonjë problem serioz.

Pas disa orëve më vonë ajo kishte probleme në tru, dhe është dashur të operohet menjëherë.

Nëna e dy fëmjëve, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur ka vdekur më pas të martën.

E testuar për COVID-19, ajo kishte dalë negativ dhe nuk kishte probleme shëndetësore.

Tri raste të trombozës janë raportuar në Spanjë pas marrjes së vaksinës AstraZenacas.

Të ngjashme