Të hënën në Mitrovicën e Veriut, një grua ka raportuar se disa të panjohur ia kanë thyer xhamat e veturës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamat e veturës të cilën e kishte të parkuar para banesës së saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti në procedurë hetimore”.