Një hap larg historisë – fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani-Shkupi

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Skuadra FC Ballkani ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër FC Shkupi e cila do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Biletat janë duke u shitur fizikisht te sheshi i qytetit në Suharekë dhe te fan-shopi i klubit i cili gjendet pranë stadiumi të qytetit në Suharekë.

“Të mërkurën dhe të enjten biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë pranë monumentit NEW BORN.

Biletat do të jenë në shitje nga ora 10:00 deri në orën 21:00.

𝗩𝗜𝗣 -𝟭𝟬€

𝗣𝗲𝗿𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 – 𝟯€

𝗟𝗶𝗻𝗱𝗷𝗲 – 𝟭€

𝗩𝗲𝗿𝗶 – 𝟭€

𝗝𝘂𝗴 – 𝟭€

“Për këtë ndeshje klubi është kujdesur për të gjithë ju që çmimi i biletave të jetë i arsyeshëm”.

“Jemi vetëm një hap larg historisë. Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium”.

Të ngjashme