Një helikopter amerikan rrëzohet në Irak, vdesin 7 ushtarë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 12:56 | Nga

7 ushtarë amerikanë kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Irakun perëndimor.

Helikopteri HH-60 Pave Hawk është rrëzuar afër al-Qaim, një qytet në provincën Anbar, afër kufirit me Sirinë, dje, pasi ka goditur telat e linjës së energjisë.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se ky helikopter nuk ishte në mision luftarak, dhe se nuk ka pasur indikacione se ai është rrëzuar nga ndonjë sulm armiqësor.

Në deklaratën e Qendrës Komanduese të ushtrisë së SHBA-së është thënë se helikopteri i ushtrisë amerikane ishte duke bartur anëtarë të shërbimit të SHBA-së u rrëzua në Irakun perëndimor, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5,200 trupa në Irak si pjesë e koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme