Një i arrestuar në Podujevë, dyshohet për organizim të skemave piramidale

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një person u arrestua mbrëmë rreth orës 23:00,  në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë,  nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, njoftoi Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit të lokacionit u sekuestruan një shtëpizë kompjuteri, një lap top, një shumë parash etj.

I arrestuari E.M. (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale, njoftoi policia.

Të ngjashme