Një person është arrestuar lidhur me tentimvrasjen në fund të muajit tetor në fshatin Dujakë të Gjakovës.
Sipas policisë, më 31 tetor një person ishte plagosur pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve. Atë ditë, policia kishte bërë të ditur se i dyshuari është në arrati dhe se policia është vënë në kërkim të tij.
Tani, në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar që me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.