Një i arrestuar për posedim të armëve në Istog

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se një person në Istog është arrestuar për posedim të jashtëligjshme të armëve.

Sipas njoftimit, Policia ishte njoftuar nga një postim i të dyshuarit në Facebook, i cili paraqitej duke shtënë me armë.

“Pas identifikimit të personit, njësitet e Stacionit Policor Istog, ne koordinim të plotë me Gjykatën themelore ne Pejë dega Istog, kanë kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit A.N. i lindur me 1996 m/k/sh”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar, një armë automatike AK47 dhe dy karikator të së njëjtës armë, një pistoletë e tipit M-57 një karikator i së njëjtës armë dhe  50 copë fishek të kalibrit 7.62mm.

Të  dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme