Një aksident trafiku mes katër automjeteve ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Bresalc.
Nga ky aksident lëndime të lehta trupore ka marr një person, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar para Ekonomia Online, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë në fshatin Bresalc. Në këtë aksident trafiku janë përfshirë katër automjete ku si pasojë një person ka marrë lëndime të lehta i cili pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi”, tha ai për Ekonomia Online.
Hashani deklaroi se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimi i pasigurt.