Një person ka pësuar lëndime pasi është vetëaksidentuar dhe është përplasur në një garazh në fshatin Smirë të Vitisë.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar vet aksident trafiku duke përfunduar jashtë rruge, dhe është përplasur në një objekt-garazh.
Si pasojë, i dyshuari-drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda, dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.