Një i mitur ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:10, në Suharekë.
Siç thuhet në raport, sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës.
Ndërkaq, në raport tutje sqarohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar
“Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.