Një i plagosur nga një tentim grabitje në një argjendari në Prizren

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një tentim grabitje në një argjendari në qytetin e Prizrenit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj dhe ka bërë të ditur se i lënduari është pronari i argjendarisë.

“Policia e Kosovës e ka pranuar informacionin rreth orës 17:01. Janë tre persona të dyshuar për tentim grabitje që e kanë lënduar një person.” u shpreh Osmanollaj.

Tutje ai tregoi se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Të ngjashme