Një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS-it, vdes nga uria

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit” Bedri Elezi nga IKSN është shprehur se shumë qytetarë i janë bashkuar ISIS-it pa e pasur të qartë se çfarë po bëjnë.

“Sipas informacioneve brenda regjionit ku janë vendosur shqiptarët në burgjet kurde, mësohet se ka të vdekur nga mungesa e ushqimeve. Mësohet se atje është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve. Shumë qytetarë i janë bashkuar ISIS pa e pasur të qartë se çfarë po bëjnë”, tha Elezi.

Ndërkohë ai thotë se gjithashtu një i ri nga Gjilani pjesë e ISIS ka vdekur nga uria./abcnews.al


Të ngjashme