Të paktën 185 objekte janë shkatërruar dhe një person ka mbetur i vdekur nga zjarret e shkaktuara nga erërat e forta në shtetin lindor të Washingtonit, raporton agjencia AP.
Zjarri filloi pak pas mesditës të së premtes, dhe më pas u përhap në 38 kilometra katrorë sipërfaqe, fillimisht pa asnjë kontroll mbi shuarjen e zjarrit nga organet kompetente.
Njerëzit u detyruan që të evakuoheshin, pasi erërat i përhapën flakët në jug të vendit.
Si pasojë e zjarrit e bllokuar ka mbetur edhe një autostradë kryesore, sipas autoriteteve zyrtare.