Një i vdekur dhe shtatë të infektuar nga Covid-19

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar ka humbur jetën nga COVID-19 dhe shtatë të tjerë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Sot janë shëruar 26 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380, njofton Klan Kosova.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme