Një i vdekur e 14 të lënduar nga një shpërthim në Gjermani

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka vdekur ndërsa 14 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasoj e një eksplodimi në festivalin ‘BackesFest’ në Gjermani.

5 nga 14 personat e lënduar janë ende në rrezik për jetë për shkak të djegieve të mëdha në trup ndërsa 4 të tjerë kanë pësuar sulm në zemër gjatë eksplodimit, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas policisë, shpërthimi me shumë gjasa ka ndodhur për shkak të një tigani të madh të mbushur me naftë, por ende hetimet vazhdojnë.

Festivali ‘Backesfest’ festohet për çdo vit në një fshat në Gjermani, ku në edicionin e sivjetme ishin rreth 100 persona sipas DPA.

Të ngjashme