Një i vdekur në Pejë, afër trupit iu gjet një pistoletë

Prishtinë | 16 Mar 2025 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur në një dhomë, kurse afër trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, raporton Ekonomia Online.

“HETIM I VDEKJES- Pejë / 15.03.2025 – 17:35.  Pas një informate të pranuar policia dhe autoambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e tij në një dhomë është gjetur trupi i pajetë i viktimës vdekjen  e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në afërsi të trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.

Të ngjashme