Një i vdekur në Viti, dyshohet të jetë helmuar

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 12:21 | Nga

Një vdekje e dyshimtë është regjistruar në Viti. Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, një person nga emergjenca e Vitisë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete, të shtunën në mesditë.

Dyshohet se viktima, mashkull, në rrethana të panjohura deri tash është helmuar në dhomën e tij dhe familjarët e kanë dërguar në emergjencën e Vitisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia thotë se po e heton rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme