Fshati Roganë i Kamenicës njihet për sukseset e mëdha në atletikë. Ka nxjerrë shumë atletë dhe klubin më të mirë tash për tash, Roganën.
Por ky fshat ka edhe për diçka tjetër të krenohet në sport, pos për atletikën. I ka dhënë përfaqësueses “A” të femrave kapitenen. Quhet Edona Kryeziu, pra ka mbiemrin e shumicës së atletëve të klubit nga Rogana, shkruan Koha Ditore.
Ajo është 22-vjeçare sot, por pas vetes ka nëntë vjet karrierë me klube seniore dhe po aq trofe.
Tre tituj e dy kupa i ka fituar me Prishtinën dhe dy tituj e dy kupa me Hajvalinë. Në garë për ta fituar titullin dhe kupën është edhe këtë edicion me skuadrën e re, Mitrovicën. Mitrovica e Hajvalia janë dy skuadrat që deri në fund të këtij edicioni do të bëjnë garë të nxehtë për të fituar trofetë që ofron futbolli i Kosovës…