Një kontigjent prej 50 ushtarësh amerikanë vizitojnë FSK-në

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 16:09 | Nga

Bazuar në Programin e Partneritetit Shtetëror Kosovë – Iowe, përkatësisht të partneritetit të  Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowas (ShBA), 50 pjesëtarë  nga “Staff  Ride”, prej tyre oficerë dhe nënoficerë të Gardës Kombëtare të Iowas, po qëndrojnë për vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në mjediset e FSK-së, ushtarakët e  Gardës Kombëtare të Iowas, i priti dhe u uroi mirëseardhje komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral Fadil Hadërgjonaj, transmeton Ekonomia Online.

Dhe më pas, në amfiteatrin e kazermës “Adem Jashari”,  u realizua një takim informues nga  rreshter majorët Genc Metaj dhe Fetah Zejnullahu,  të cilët u fokusuan në historikun e FSK-së,   arritjet e saj të  deritanishme, misionin, detyrat, strukturën, trajnimet/ushtrimet, bashkëpunimin me  institucione të tjera, etj.

Krahas kësaj, pjesëtarët e kontingjentit amerikan dhe pjesëtarët e FSK-së filluan aktivitete të përbashkëta  sportive  në disa disiplina,  të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Gjatë qëndrimit  të tyre në Kosovë, ushtarakët amerikanë do të shoqërohen  nga pjesëtarët e  FSK-së dhe do të kenë mundësi të njihen edhe nga afër me kapacitetet e FSK-së, me kulturën dhe traditën shqiptare dhe të komuniteteve tjera. Po ashtu do të vizitojnë vende të rëndësishme në Kosovë si dhe do të zhvillojnë takime me liderët e FSK-së dhe të institucioneve të tjera.

Ushtarakët e Gardës Kombëtare të Iowas do të vazhdojnë të qëndrojnë në FSK, sipas agjendës,  deri më 21 shtator 2018.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme